Dy ndeshje radhazi për jetë a vdekje. Dinamo luan sezonin në dy sfidat e radhës, së pari pret Egnatian të shtunën dhe një javë më pas Kastriotin, dy rivalët direktë për mbijetesë. Blutë e kryeqytetit nuk kanë alternativë tjetër përveç fitores, sfida ku nuk vlen as barazimi.

Drejtuesit e skuadrës i kanë ndenjur këto kohë ekipit, duke karikuar futbollistët për këto dy sfida tejet të rëndësishme. Por jo gjithçka ka shkuar mirë, ekipi ka humbur portierin Simon Simoni për shkak dëmtimi.

Lezhjani 17-vjeçar pësoi një dëmtim në gju me Shqipërinë U-21 gjatë pjesës së dytë të ndeshjes me Anglinë dhe doli nga fusha me barelë. Parashikimi është se Simoni do të qëndrojë minimumi një muaj jashtë fushave, por gjasat janë që ta ketë mbyllur që tani sezonin. Vendin e tij do ta zërë Romeo Harizaj, i cili gjatë sezonit është alternuar në formacion me Simonin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb