NGA ARTAN FUGA*

Shembulli i parë : Unë promovoj ata studentë që pasi diplomohen ndjekin karrierën e tyre profesionale, sigurisht kur u krijohen mundësitë dhe çajnë me vështirës, me mund, dhe mes padrejtësish.

Shembulli i dytë : Unë promovoj edhe ata studentë që pasi diplomohen, dhe kanë edhe karrierë profesionale, ndjekin edhe rrugën e angazhimit politik si detyrë qytetare. Por, janë profesionistë ama.
Shembulli i tretë që e refuzoj : Eshtë kur ndonjë student mediokër kërkon rrugën e politikës si mjet për t’u imponuar në shoqëri pa pikë profesionalizmi, dhe pa u sprovuar në profesionin e tij.

Madje edhe temat e diplomave që më promozohen me lidhje nga politika përpiqem t’i ndryshoj, modifikoj, ose evitoj. Politika është një rrugë e gënjeshtërt për promovim karriere, sepse një në njëmijë mund të ecin, sepse nuk i jep asnjë kontribut real dhe vlerë të shtuar vendit dhe se karriera atje nisur qysh në djep kërkon të sakrifikosh dinjitetin dhe personalitetin.

Këtë model përpiqem t’ua heq qoftë edhe me cinizëm nga mendja studentëve.
Si filmat që u ndalohen fëmijëve nën 12 vjeç, me erotizëm të sëmurë dhe dhunë gjakatare.
Ata janë dëshmitarë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: