Dy shoferëve që i shërbejnë Parlamentit Evropian, përmes një kompanie private, i janë gjetur kompakt disqe që përmbajnë propagandë për militantët nga ISIS-i, ka shkruar revista gjermane Der Spiegel.

Duke cituar disa burime të paidentifikuara, Der Spiegel ka thënë se të dy shoferët, njëri në Bruksel dhe tjetri në Strasburg, ishin larguar nga puna dhe Policia belge ka filluar hetimet për ta.

Parlamenti Evropian nuk pranoi të komentojë për shkak të konsiderimit të sigurisë, përcjell KP.

Duke pasur parasysh se edhe disa shoferë më herët kishin prapavijë kriminale, Der Spiegel shkruan se Parlamenti Evropian kishte vendosur që mos punësojë më personel të kontraktuar nga kompani private, por vetëm shoferët e punësuar drejtpërdrejtë nga legjislatura, edhe pse kjo do të ketë një kosto shtesë prej 3.7 milionë euro.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: