* Atentatet, 6 të arrestuar në Bruksel, 2 në Gjermani. 
* Ja kush është terroristi i 5-të i shpallur në kërkim
*Policia qëlloi një person qe nuk iu bind urdhrave

BRUKSEL- Të tjera shpërthime kanë tronditur kryeqytetin belg sot rreth orës 14:00. Mësohet se shpërthimet kanë ndodhur gjatë një operacioni të policisë në zonën e njohur si Schaerbeek. Mediat lokale raportojnë se policia ka arritur të neutralizojë një person me një çantë të dyshimtë, i cili nuk iu bind urdhrave të policisë.
Ndërkohë mediat belge bëjnë të ditur se personi që u plagos në këmbë nga policia mbante nje cantë me eksploziv, dhe pak para se te qellohej mori peng nje grua dhe nje vajze te vogel.

(Foto: Një robot i policisë në Schaerbeek duke kontrolluar për bombë)

personi
Sipas burimeve lokale, është dëgjuar një shpërthim në fillim të ndërhyrjes së forcave të rendit në një apartament. Ndërkohë policia është në ndjekje të një tjetër të dyshuari që quhet Naim Al Hamed, sirian 28-vjeçar dhe që konsiderohet “shumë i rrezikshëm dhe i armatosur”. Është i shumëkërkuar bashkë me Abrinin, nga forcat belge të sigurisë. Terroristi i dyshuar i identifikuar nga autoritetet, është i lidhur me atentatet në Paris dhe Bruksel.

Gjashtë persona janë arrestuar në lidhje me sulmet terroriste në Bruksel, që lanë të vdekur së paku 31 njerëz dhe rreth 270 të tjerë janë lënduar.

Terroristi i shpallur në kërkim, Naim Al Hamed
terroristi i 5
Naim Al Hamed dyshohet se ka patur lidhje të ngushta me Mohamed Abrinin, Najim Lacharaoui dhe vëllezërit El Bakraoui. Kjo është edhe fotoja e 28-vjeçarit sirian, i cili bredh ende i lirë dhe dyshohet se ndodhet në Bruksel.

Sipas prokurorëve belgë, operacioni policor i orëve të fundit është bërë në afërsi të Brukselit, ku u konkretizua me arrestimin e 6 personave. Ata janë arrestuar në vendin ku ditë më parë u gjetën disa eksplozivë dhe besohet se kanë ndihmuar sulmuesit të martën në tri sulmet në aeroport dhe metro të Brukselit. Atyre thuhet se u është gjetur sasi e madhe eksplozivi dhe materiale tjera që lidhen me bomba.

ARRESTOHEN NË GJERMANI 2 TË DYSHUAR
Në valën e arrestimeve për identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulemve në Bruksel, në Gjermani janë arrestuar sot dy të dyshuar. Lajmi është bërë i ditur nga mediat gjermane.
(el.sp/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: