TIRANË

Dy shtetas shqiptarë, banues në Mbretërinë e Bashkuar, me origjinë nga Shkodra janë proceduar penalisht nga policia pas një sherri me efektivët në Vorë.

Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë referuan materialet në Prokurori, si dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. D., 49 vjeç dhe E. Sh., 30 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bushat, Shkodër, pasi, për shkak të detyrës, kanë kanosur me fjalë, punonjësit e Policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb