SHBA

Dy studime të universiteteve të Neë York kanë dalë në rezultatin se njerëzit obezë dhe të moshuar janë më të rrezikuarit të preken dhe vdesin nga COVID-19.

Sipas studimeve këto dy kategori janë më të rrezikuara edhe se pacientët me kancer. Teksa studimi thotë se virusi nuk ka lidhje me ata që konsumojnë cigare dhe duhan.

Ata mbi moshën 65- vjeçare janë shumë të rrezikuar nga COVID-19 kurse ata poshtë 60- vjeç nëse janë obezë mund të kenë nevojë për spitalin apo ventilator.

Sa përket duhanpirësve studimi bazohet në një fakt të fortë se në spitalet apo rastet e konfirmuara në New York persona të prekur me COVID-19 ishin vetëm 5% duhanpirës, tre herë më pak se përqindja e duhanpirësve në qytetin e Nju Jorkut.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb