Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga dy sulme me bomba në një një xhami shiite, në jug të Bagdadit.

Zyrtarët thanë se një bombë e cila ishte vendosur pranë xhamisë ka shpërthyer në kohën kur besimtarët po dilnin pas lutjeve të të premtes.

Një tjetër kamikaz ka shpërthyer, pas arritjes së forcave të sigurisë, në vendngjarje. Si pasoje kane vdekur dhe disa anëtarë te forcave të sigurisë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: