Policia e Kosovës ka njoftuar se tre zyrtarë policorë janë therur me thikë në Rahovec nga dy persona të dyshuar, të dielën në ora 21:00.

Policia njofton se patrulla policore, në asistencë të inspektorëve të AUV-it, ishin në një lokal në rrugën “Mulla Cufa” në Rahovec, ku iu kanë kërkuar dy personave që ishin nën ndikim të alkoolit, t’i zbatojnë urdhrat dhe të dalin nga lokali.

“Të njëjtit kanë sulmuar personat zyrtar ( policët). ku njeri nga të dyshuarit ka përdorur mjet të mprehtë. (Thikë) duke ju shkaktuar lëndime trupore. Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjelle në lokalët e Stacionit policor -Rahovec”, thuhet në njoftimin policor.

Tre zyrtarët policore kanë marrë ndihmën mjekësore. Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb