Christian Eriksen dhe Granit Xhaka janë dy nga lojtarët më të lakuar këtë periudhë, jo për mirë, por emrat e tyre i gjejmë thuajse çdo ditë në tregun e transferimeve, kjo pasi të dy janë nxjerrë në merkato nga klubet respektive. Largimi i danezit gjatë merkatos së janarit është thuajse i sigurt, nuk bën pjesë në planet e Contes edhe është nga të paktët lojtarët që mund të përdoret në tregun e transferimeve. Për Eriksen kanë shfaqur interes shumë klube të mëdha europiane, ndërsa së fundmi në skenë ka dalë edhe Arsenal.

Xhaka
Xhaka

Sipas “Corriere dello Sport”, Eriksen mund të përfshihet në një shkëmbin me Granit Xhaka, një lojtarë që gjithashtu do të largohet nga Londra gjatë janarit. Xhaka pëlqehet shumë nga Antonio Conte që nuk do të ishte aspak kundër një shkëmbimi të tillë. As Eriksen nuk do të ishte kundër një rikthimi në Premier League, një kampionat që e njeh shumë mirë dhe një mundësi e mirë për të nisur gjithçka nga e para.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb