Të shtëna me armë u raportuan këtë të diel në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku pesë persona u plagosën dhe një grua humbi jetën. Mësohet Mimoza Paja rreth 60 vjeçe, banakiere e lokalit, është vrarë gabimisht.

Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se janë sekuestruar kamera të sigurisë.

“Pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe raportohet edhe për një viktimë. Dyshohet se viktimë është një grua. Grupi hetimor ke sekuestruar të gjithë kamerat e sigurisë dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja ka pasur edhe qytetarë që kanë qenë duke lëvizur në zonë. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e plota të ngjarjes. Personat që kanë kryer këtë ngjarje mund të kenë qëlluar me armë jashtë lokalit”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb