Dy persona u plagosën sot nga një shpërthim me një “mjet të paidentifikuar shpërthyer” në qendër të Kievit, jo shumë larg presidencës, në valën e ceremonive përkujtimore për pavarësinë e vendit, njoftoi policia, duke u bazuar kryesisht në pistën kriminale.

“Policia u informua rreth orës 14:06 (11:06 GMT) për shpërthimin e një mjeti të paidentifikuar shpërthyer në rrugën Grouchevskovo. Një burrë dhe një grua kanë marrë plagë në trup”, njoftoi policia në një deklaratë.

Në këtë rrugë ndodhet selia e qeverisë ukrainase, rreth disa dhjetëra metra nga rruga e presidencës, ku presidenti Petro Porochenko priti sot sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis.

“Pista e privilegjuar është ajo e “huliganizmit”, deklaroi për median një zëdhënëse e shërbimeve të sigurisë ukrainase, Olena Guirlyanska.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: