(foto ilustruese)VLORE – Policia kufitare në Vlorë shpëtoi nga mbytja dy të rinj, të cilët kishin hyrë për tu larë në det në gjendje të alkoolizuar.

Mësohet se dy të rinjtë, rreth 21 vjeç nga Sauku i Tiranës, nuk arritën të dilnin nga uji, pasi nuk ishin në gjendje të notonin për shkak të konsumimit të tepërt të pijeve alkoolike.

Të rinjtë janë pikasur nga qytetarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë kufitare, e cila ka ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur nxjerrjen e të tyre shëndoshë e mirë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: