SARANDE

Tentuan që të kalonin kufirin me karta identiteti të vjedhura, dy të rinj futen në telashe me drejtësinë. Rasti në fjalë u regjistrua dje në pikën kufitare në Qafë-Botë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u proceduan penalisht shtetasit me inicialet M.K., dhe M.K, 29 vjeç dhe 20.

Ata akuzohen se gjatë regjistrimit në dalje paraqitën karta identiteti zvicerane të cilat rezultuan se këto ishin shpallur të vjedhura në shtetin e Zvicrës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb