VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre të rinj të cilët janë kapur me një sasi të vogël droge dhe duke lëvizur me një automjet ku shoferi ishte pa patentë.

Sipas të dhënave zyrtare janë arrestuar në flagrancë:
Osmen Abazi, 23 vjeç, banues në Sarandë,
Donaldo Shehu, 19 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tyre u bë në Sarandë pasi këta shtetas u kapën në flagrancë me një sasi të vogël lënde narkotike duke qarkulluar me automjetin e Donaldo Shehut, pa leje drejtimi përkatës.

Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Po kështu në pranga ka përfunduar Pjerin Hyseni, 25 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kundërshtuar fizikisht punonjësit e policisë, duke i penguar ata të ushtronin detyrën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb