FIER

Policia e Shtetit jep informacion zyrtar për ngjarjen e ndodhur sot në mesditë në Patos, ku mbetën të vrarë dy persona, sipas informacioneve të para të dy të rinj.

Autori i identifikuar si Martin Skëndaj, sipas policisë në ambientet e poliklinikës së Patosit ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur. Por pasi është transportuar në spital, i plagosuri ka ndërruar jetë.

Policia ka mundur të kapë autorin pak minuta pas ngjarjes teksta tentonte të arratisej. Viktimat janë identifikuar si Elis Kapaj, 22 vjeç dhe Manol Rapaj, 26 vjeç të dy nga Patosi.

Informacion paraprak
Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinikës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.
Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: