Të paktën dy persona u vranë dhe një zjarrfikës është zhdukur pas shirave të dendur që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në shtetin Santa Catarina në Brazilin jugor.

Një burrë vdiq në një rrëshqitje dheu që shkatërroi shtëpinë e tij në qytetin e Brusque, dhe një tjetër u godit për vdekje nga rryma ndërsa po kalonte një rrugë të përmbytur në Palhoca, një qytet pranë kryeqytetit të shtetit Florianopolis.

Ndërkohë, një zjarrfikës u zhduk kur varka e tij u mbyt në brigjet e vendpushimit bregdetar të Navegantes në Santa Catarina.

Më shumë se 600 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në shtetin që kufizohet me Argjentinën.

Më parë të martën, ekipet e shpëtimit po kërkonin njerëz që besohej se ishin varrosur nën tonelata balte në shtetin fqinj të Parana, pasi një rrëshqitje dheu goditi të hënën një autostradë në qytetin Guaratuba.

Sipas informacioneve të lëshuara të mërkurën nga autoritetet e Paranës, dy persona vdiqën, rreth 30 u raportuan të zhdukur dhe gjashtë u shpëtuan pasi rrëshqitja e dheut tërhoqi zvarrë 16 automjete nga një shkëmb në një rajon malor të vështirë për t’u aksesuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb