Dy civilë u raportuan të vrarë dhe 12 të plagosur, pasi rusët goditën një stacion transporti publik me municione thërrmuese në qytetin e Mykolaiv.

Deklarata përkatëse u bë nga Kryetarja e Këshillit Rajonal të Mykolaiv, Hanna Zamazieieva në Telegram.

“Munionet thërrmuese goditën një stacion transporti publik në një lagje të mbushur me njerëz të qytetit. Pikërisht në orën e pikut… Ky nuk është gjë tjetër veçse një sulm i qëllimshëm terrorist që synon të vrasë civilë. Dy të vrarë dhe 12 të plagosur për momentin”, ka shkruar Zamazieieva.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb