Një pjesëtar i ushtrisë së SHBA-së ka vdekur në bazën ushtarake në Kuvajt, njoftoi ushtria amerikane të enjten, ndërsa ky është rasti i dytë i vdekjes në 10 ditët e fundit.

“Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familje së të ndjerit”, citoi “Army Times” me bazë në SHBA deklaratën e ushtrisë.

Më tej thuhet se ushtria është duke hetuar shkakun e vdekjes në Kampin Arifjan.

Asnjë lajm tjetër nuk u zbardh menjëherë ndërsa emri i ushtarit nuk do të publikohet deri pas 24 orëve dhe pasi të njoftohen të afërmit e tij.

Më 11 janar, vdiq rreshteri 28-vjeçar, Anthony Bermudez, i cili u plagos gjatë një aksidenti me automjet pas një lëvizje rutinë të trupave në Kampin Buehring.

Kampi Arifjan është baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në Kuvajt, ku janë vendosur rreth 9 mijë trupa të SHBA-së, ndërsa gjithashtu janë vendosur edhe trupa të Britanisë së Madhe, Rumanisë dhe Polonisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb