Gjatë përplasjes së dy varkave me migrantë të cilat ishin nisur drejt ishujve Turcas dhe Caicos në Detin e Karaibeve, humbën jetën 7 persona.

Mediat lokale raportuan se dy varka u përmbytën në brigjet e ishullit Providenciales, në veriperëndim të Turcas dhe Caicos, për shkak të një përplasjeje të fortë.

Autoritetet theksuan se shumica e 64 migrantëve që ranë në det u shpëtuan, por 7 persona humbën jetën.

Në rrjedhë është operacioni për kërkim dhe shpëtim. Bëhet fjalë për migrantë nga Haiti.

Policia ka arrestuar 16 migrantë të cilët tentuan të arratisen.

Haitianët tashmë një kohë të gjatë tentojnë të arrijnë në ishujt e pasur në rajon për shkak të krizës ekonomike dhe të sigurisë në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb