Dy vatra zjarri janë vërejtur sot në kodrat e Levanit në Fier. Ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi në zonën me shkurre e ullinj, zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen.

Sipas gazetarit Ervis Kuçi që ka siguruar për “BalkanWeb” edhe video nga vendngjarja, zjarrfikësit ndodhen pranë vatrës së zjarrit dhe po mundohen ta shuajnë atë me pompa dore dhe mjete rrethanore.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa flaket favorizohen edhe nga temperaturat e larta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: