GREQI

Ka shkuar në 6 numri i viktimave nga koronavirusi për sot në Greqi dhe 92 në total.

Gjatë pasdites ishte Profesori Sotiris Tsiodoras që njoftoi për 4 raste të reja viktimash dhe 56 të infektuar gjatë ditës por në mbrëmje dy të moshuar kanë humbur përballjen me COVID-19.

Një 72- vjeçar në Selanik dhe një 47- vjeçar në Athinë janë regjistruar tashmë si viktimat e 91-ë dhe 92-të në shtetin fqinj.

Ndërkohë numri i të infektuarve është 2 mijë e 11.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb