SHKODRA

Vëllezërit Marjan dhe Hoten Doçaj janë shënjestrat e atentatit në Bardhaj të Shkodrës, raporton gazetari Senad Nikshiqi.

Ndërkohë gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se vëllezërit Doçaj ndodhen jashtë rrezikut për jetën pas plagosjes me armë, teksa në momentin e atentatit ishin duke lëvizur me automjetin e tyre.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa kjo është ngjarja e dytë kriminale brenda ditës pas atentatit në Durrës ku mbeti i vdekur një anëtar bande kriminale si Edmond Çekiçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb