LEZHË

Katër vëllezër kanë përfunduar në spital pasi janë zënë me grushte e sende të forta gjatë fundjavës në Shëngjin.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: Çlirim Zeneli, 23 vjeç, Qendrim Zeneli, 21 vjeç (vëllezër), banues në Kosovë, Amarildo Jushi, 24 vjeç dhe Adriano Jushi, 24 vjeç (vëllezër), banues në Shëngjin.

Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta, ku si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: