KORCE – Vëllezërit që u plagosën dy ditë më parë nga një person i maskuar, teksa kullosnin bagëtitë në malin e Leshnjës, kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga shteti.

Nga spitali i Ersekës, ku po marrin ndihmë mjekësore, vëllezërit D.D 31 vjeç dhe A.D 34 vjeç thonë se në spital nuk i ruan askush, dhe policia nuk ka asnjë person të dyshuar për plagosjen.

Dy vëllezërit D.D dhe A.D u plagosën me armë zjarri në malin e Leshnjës, pranë vendit të quajtur “Shënkoll” në Ersekë. Autori i maskuar është larguar menjëherë pas kryerjes së krimit, ndërsa policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tij.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb