GJIROKASTËR

Dy vetëvrasje brenda dy orës në qarkun e Gjirokastrës ditën e sotme. Policia njofton zyrtarisht se rreth orës 08:45, është njoftuar se në lagjen “Granicë”, Gjirokastër shtetasja F. K., rreth 40 vjeç, në gjendje të rënduar depresive është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkaq rreth orës 10:55, policia është njoftuar se në lagjen “Partizani”, Përmet shtetasi Xh. M., 78 vjeç, në gjendje të rënduar depresive është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb