Dy viktima janë shënuar brenda pak minutash sot në Tiranë.

Policia njofton se dy të moshuar kanë rënë nga lartësia në dy zona të të ndryshme të kryeqytetit dhe kanë ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak

•Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç. Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.

•Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb