Policia jep informacion mbi aksidentin në Gramsh ku mbetën të vdekur 2 persona dhe 8 të tjerë të plagosur. Bëhet me dije në informacionin zyrtar se drejtuesi i automjetit me inicialet M.GJ, 28 vjeç është nga Tirana.

Ndërkohë të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gramshit kurse ende nuk dihet shkaqet e aksidentit.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Gramsh/ Informacion paraprak

Në fshatin Çekrez, Gramsh, shtetasi M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb