Kishte zbritur për herë të fundit në fushën e lojës më 7 mars të vitit 2017 dhe sot, pas thuajse dy vjetësh, Gent Muça shijon rikthimin. Natyrisht që u aktivizua shumë pak, por në një fitore si ajo ndaj Skënderbeut, simbolika vlen shumë, sidomos kur ke 717 ditë që i mungon skuadrës. Dhe për një kapiten të Tiranës, kur bëhet fjalë për derbin, gjërat janë edhe më ndryshe.

Më në fund u rikthyet në fushën e bletë

Kam kaluar disa peripeci. Se kam mendjen te ajo. Dua të rikthehem sa më shpejt në fushën e lojës. Falenderoj Ngonë që bëri gol në minutat e fundit dhe më dha mundësinë që të debutoja.

E ke mendjen te derbi?

Ta tregoj javën e ardhshme…

Si e sheh Tiranën?

Unë kam që nga fundi i korrikut që i jam bashkuar ekipit. Shumë gjera kanë ndryshuar. Ka ndryshuar përgatitja e lojtarëve. Jemi më tepër familje se para dhjetorit.

Kur mendon do jesh 100 % gati për lojën?

Mua edhe para 1 muaj të më pyesje do thoja gati, sepse vërtet ndihem gati. Dëshirën e kam pse jo që javën tjetër të jap kontributin tim, jo vetëm mbrapa por edhe para.

Prania jote mund ta ndihmojë skuadrën, qoftë edhe me fjalë… Pavarësisht se aktivizimi mund të jetë i pakët…

Unë me dëshirën më të madhe i kam qëndruar ekipit parë. Tirana ka nevojë për të gjithë, aq më tepër në momentet e sikletshme që kaluan. Çështjen e rikthimit e kam pasur motiv më vete, pavarësisht se e kam kaluar, e shoh veten më shumë protagonist.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: