Mbushen 2 vjet nga ngjarja tragjike që i mori jetën dy ushtarakëve shqiptar me shërbim në bazën e NATO në Letoni, nëntetarja Zarife Hasanaj dhe majori Klodian Tanushi, me detyrë Komandanti i kontingjentit shqiptar të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, në misionin e NATO.

Nga shpërthimi i ndodhur gjatë asgjësimit të municionit luftarak, në mëngjesin e datës 6 maj 2019, mbeti i plagosur edhe rreshteri Julian Kapaj, ekspert i EOD, i cili i mbijetoi tragjedisë dhe vijon të jetë efektiv i FA.

Statusi I Julian Kapajt
Statusi I Julian Kapajt

Dy ushtarakët që humbën jetën në krye të detyrës u shpallën dëshmor të atdheut ndërsa emrat e tyre janë gdhendur në një pllakatë përkujtimore brenda kampit ADAZI në Letoni ku dhe ndodhi ngjarja.

I mbijetuari tragjedisë së Letonisë rreshteri Julian Kapaj ka përkujtuar dy kolegët e ndjerë që nuk jetojnë më me një mesazh tepër prekës në facebook.

“Shpirti i vëllait. Sot bëhen 2 vite pa ty . Lavdi Dëshmorit të Atdheut Klodian Tanushi dhe motrës Zarife Hasanaj. Ju qoftë dheu i lehtë ! Do jeni përherë në zemrën time” !

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb