Edhe pse kane kaluar 2 vjet nga termeti tragjik i 26 nentorit, qe mori dhjetera jete dhe shkaterroi qindra banesa, banoret e prekur ne Durres ende nuk po gjejne zgjidhje per shtepite e tyre te demtuara.

Te mbledhur para pallatit numer 7 te demtuar nga termeti ne rrugen “3 vëllezërit Thanasi”, banoret te irrituar shprehen se prej 2 vitesh jo vetëm qe nuk eshte bere asnje rikonstruksion, por ne krah te tij ndertohet nje tjeter pallat.

Banoret kerkojne qe te ndalin punimet per pallatin dhe per kete kane bere ankese dhe denoncim ne Bashki Prokuror dhe Polici, por sipas tyre askush nuk u jep pergjigje.

Banoret e pallatit numer 7 ne rrugen “3 vëllezërit Thanasi” pohuan se nuk do ti ndalin protestat deri ne zgjidhjen e problemit te tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb