Sot mendimet e shumë tifozëve në Katar dhe në mbarë botën janë për Diego Armando Maradonën, i cili më 25 nëntor të dy viteve më parë u nda nga jeta. Klubi i Napolit e nisi ditën e sotme me një foto të legjendës së futbollit, duke shkruar: “Diego i përjetshëm”.

Ndërsa presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, shpreh mirënjohjen: “Atë që Diego ka bërë për futbollin, na bëri ne të gjithëve të biem në dashuri me këtë lojë të bukur, është unike. Ai ishte thjesht i jashtëzakonshëm…

Diego meriton mirënjohjen tonë të përjetshme për këtë, që na mahniti me talentin e tij të jashtëzakonshëm, për të qenë kaq unik, për të qenë Diego Armando Maradona, një legjendë, një hero dhe në fund një njeri i thjeshtë”.

Jo vetëm tifozët e Argjentinës mbajnë simbole apo portrete të Maradonës edhe në Katar. Nuk ka rëndësi nga vijnë, evropianë, aziatikë, afrikanë apo amerikanë, Diego përfaqëson ikonën e Botërorit. Dhe sot miliona futbolldashës në mbarë botën kujtojnë legjendën e futbollit, i cili u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb