Kryebashkiaku Erion Veliaj në një lidhje live për ”News24” ka folur për projektin e Unazës së Re ku ka thënë se tashmë 2 vitet e marrëzisë politike të mbyllen brenda 1 viti.

Sipas Veliajt janë hapur dy galeri tek rrethrrotulli, tuneli nëntokë që të nxjerr direkt nga Lapraka për të vijuar direkt për në Durrës dhe tjetra nga Durrësi për t’u kthyer direkt në Astir.

Veliaj tha se këtë verë nuk do të ketë pushime për Bashkinë e Tiranës dhe do të punohet intensivisht për projektet por edhe për rindërtimin.

”Menjëherë do kemi një inspektim tjetër, një kantier. Nënkalimi tek Shqiponja, qeveria dhe ARRSh do bëjë
Janë hapur dy galeri të mëdha. Nga Lapraka në drejtim të Durrësit. Do ketë linjë të dedikuar nëntokë.
Dhe galeria e kthimit që të sjell nga Durrësi, dhe del tek semafori direkt mbitokë tek rruga Teodor Keko.
Ne sot duhet të ishim për inagurimin e segmentit tek Astiri. Pasi kalendari ishte 2 vite. Ajo që kemi në dorë është mos bllokojmë njëri- tjetrin. Kjo humbje kohe është e pajustifikueshme. Rrethrrotullimi tek Shqiponja ta mbyllim brenda 1 viti dhe mos kemi pengesa politike siç kemi pasur.
Për 800 shtëpi individuale e aktegorisë D5 nga tërmetii. Do të nisim edhe pagesat për kategoritë D1,D2,D3. Pra dëme të rikuperueshme por jo që të shkojë deri tek shembja e shtëpive.

Besoj që brenda majit do kemi rezultatin e asaj gare. Pamë dhe nga eksperienca e shtëpive të shtatorit duhen 2-3 muaj. Ne do kemi pushime gjatë verës për të ndjekur punën. Humbëm 2 muaj nga koronavirusi.
Kemi pasur diskutimin dhe me kryeministrin. Gjithmonë shfaqin problematikë ambientet e mbyllura.
Dy vitet e marrëzisë së bllokimit tek Astiri.”- tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb