Që C.Ronaldo nuk është në kushtet e tij më të mira fizike kjo u pa qartë që në transfertën përballë Lokomotivës, në Champions. CR7 ishte në garë më kohën për të qenë përballë Milanit, në fund ai sëbashku me stafin vendosën që të ishte titullar përballë ekipit “djallit” kuqezi. Edhe në këtë sfidë, Ronaldo hasi shumë vështirësi duke detyruar Sarrin ta zëvendësonte në minutën 55-të, ky zëvendësim nuk u prit aspak mirë nga portugezi i cili ndryshe nga rasti i parë, nuk preferoi as të qëndroj në bankinë madje sipas mediave italiane është larguar nga stadiumi 3 minuta përpara se të përfundonte sfida.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë sipas Szczesny, Ronaldo duhet të bëjë llogaritë me shokët e skuadër por portieri i “Zonjës së Vjetër” ka një tjetër version: “Është normale që një kampion të mërzitet kur zëvendësohet, plus që nuk është mirë fizikisht”. As trajneri Sarri nuk e bën dramë reagimin e Ronaldos:

Ronaldo
Ronaldo

“Ronaldon mundemi vetëm ta falënderojmë për mënyrën se si është vendosur në dispozicion. Nëse mërzitet për një zëvendësim, mua më vjen mirë sepse do të thotë që ndihet i përfshirë dhe do me çdo kusht të ndihmojë shokët. Do të isha i habitur dhe i zhgënjyer me Ronaldon nëse nuk do të mërzitej… Për mënyrën se si ka sakrifikuar, unë, klubi dhe lojtarët mundemi vetëm ta falënderojmë, u shpreh Sarri në përfundim të ndeshjes duke dashur të minimizoj atë moment që nuk la një shije të mirë. Në Itali, mediat shkruajnë se drejtuesit e klubit mund ti vendosin gjobë CR7, gjithnjë nëse është e vërtetë që ai është larguar përpara se ndeshja të përfundonte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb