Pauolo Dybala ka zyrtarizuar prej javësh largimin nga Juventus dhe tashmë me interes të madh pritet të mësohet e ardhmja e tij. Nga Italia vijnë lajme të rëndësishme dhe shumë të mira për një nga klubet kandidat për të fituar shërbimet e tij.

Sulmuesi argjentinas ka blerë shtëpi në Milano, shumë pranë zyrave të Interit. Kaq ka mjaftuar që tifozët e kampionëve në fuqi të fillojnë të mendojnë se vërtetë transferimi do të kryhet.

 

 

 

Edhe vetë Dybala është i hapur për një firmë me Interin. Gjithsesi, për të parë sesi do shkojnë gjërat duhet të presim që të përfundojë Serie A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: