Pasi mbyll një sesion të suksesshëm, ku afron emra me peshë si Vlahovic e Zakariva, drejtuesit e Juves po punojnë tani për të ardhmen. Në verë nga Torino priten të largohen emra si Dybala dhe Morata. Me sulmuesin argjentinas do të zhvillojnë dhe një takim të fundit për të kuptuar nëse ekziston më mundësia për të rinovuar kontratën që i skadon në fund të sezonit.

Nuk ka asnjë dyshim që në fund të sezonit largohet Morata, 35 milionë euro, aq sa duhet të blerë kartonin e tij, konsiderohen shumë, për këtë arsye do të rikthehet tek Atletico Madrid.

La Gazzetta
La Gazzetta

Allegri i ka dhënë drejtuesve të Juves sugjerimet përkatëse për të zëvendësuar dy lojtarët, dëshirat e tij janë Nicolo Zaniolo dhe Giacomo Raspadori.

Në fund një tjetër çështje për tu zgjidhur është ajo e De Ligt. Holandezi është nën kontratë deri në 2024 por agjenti i tij Mino Raiola është vënë në lëvizje për ti gjetur një tjetër skuadër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb