Ish-sulmuesi i Interit, Diego Milito ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport, ku ka komentuar merkaton e zikaltërve. Milito ka thënë se është i kënaqur me afrimin e Lukakut, ndërsa sa i përket Dybalas, ai do donte shumë që ta shikonte në Milano. Largimi i Skriniar drejt PSG? Edhe për këtë, “ikona” e ka një përgjigje.

“LUKAKU – “Nuk jemi mërzitur. Jemi me Lukakun tani, çfarë goditje ! Ai ka treguar se mund të ndryshojë jo vetëm Interin, por të gjithë Serinë A”.

DYBALA – “Le të shohim se çfarë do të ndodhë me Dybala: do të ishte i përshtatshëm për të gjithë. Nëse ka një mundësi, atëherë duhet të hidhemi në sulm. Ai do të ishte një aset në një ekip tashmë të kompletuar. E njeh mirë Serinë A, nuk do të luftonte. Skuadra dhe tifozët do ta mirëpritnin shumë mirë, dëshira për hakmarrje do të bënte diferencën”

LAUTARO – “Të gjithë e dinë se sa dobësi kam për të, por ai është i ri dhe mund të rritet akoma: nuk ka kufi. Me ardhjen e kampionëve të rinj, atëherë talenti i tij u shtohet të tjerëve”.

Y6
Y6

 

SKRINIAR – “Do të jetë një humbje e madhe, por Interi do të mund ta zëvendësojë atë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: