Paul Pogba dhe Man.United janë drejt një divorci të sigurt në fund të sezonit, krisja ndërmjet palëve është totale, për më tepër që United nuk arriti të siguroj një vend në Champions League. Në këto kushte ishte e sigurt që United nuk mund të mbante francezin në skuadër pasi dhe dëshira e tij është për të nisur një aventurë të re.

Solskjaer Pogba
Solskjaer Pogba

Kampioni i Botës pëlqehet shumë në Spanjë, Real Madrid dhe Barcelona janë të gatshme për të bëjnë një çmenduri financiare për ta pasur në skuadër por as Juventus nuk ka ndërmend të dorëzohet. “Zonja e Vjetër” është e gatshme të sakrifikoj Dybalan për të arritur tek Pogba.

Dybala
Dybala

Argjentinasi pëlqehet shumë nga Solskjaer, nuk do të ishte kurrsesi kundër një shkëmbimi të tillë ku United do të përfitonte edhe para kesh. Të njëjtën linje pritet të përdorin edhe dy ekipet spanjolle, lojtarë plus para kesh. Reali ofron Iscon plus 40 milion euro ndërsa Barcelona ofron Rakitic dhe sigurisht para.

Pogba
Pogba

Man.United nuk ka ndërmend të nxitohet do të vlerësoj me kujdes çdo ofertë. Pogba e ka bërë të qartë qëllimin e tij, kërkon të largohet por United as që ka ndërmend ta lëshoj pa marrë fillimisht atë që kërkojnë, 150 milion euro, çdo ofertë nis nga kjo shumë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb