Rinovimi i Paolo Dybala mbetet një çështje e hapur, palët do të nisin edhe një herë diskutimet gjatë muajit shkurt. Në fakt, në janar, drejtuesit e klubit janë të zënë me çështje të tjera, Dybala mund të pres, fundja dfrejtuesit e Juventus e ka thënë fjalën e tyre. Në tavolinën e fantazistit argjentinas qëndron një ofertë: 10 milion euro neto në sezon plus bonuse të ndryshme. Nëse Dybala pranon këtë ofertë, rinovimi zyrtar mund të vijë në çdo moment, por me sa duket numri dhjetë është ende i paqartë, të qëndrojë në Torino e të pranojë ofertën e Agnellit apo të vlerësojë ofertat e shumta që vijnë në drejtim të tij. Dybala nuk po kalon një moment të mirë, shpesh nuk është as preferencë e parë e trajnerit Pirlo, të gjithë këto faktorë kanë bërë që edhe vetë Dybala të marrë më shumë kohë për të vendosur për të ardhmen e tij.

Pirlo
Pirlo

Duke lënë më një anë çështjen Dybala, Andrea Pirlo mund të marrë frymë lirisht pasi brenda një kohë të shkurtër ka arritur të rikuperojë disa nga lojtarët e prapavijës. De Ligt ka lënë pas atë shqetësim muskulorë që pati gjatë ndeshjes me Fiorentinës, Demiral gjithashtu është rikuperuar plotësisht ndërsa në dispozicion të trajnerit do të jetë edhe Chiellini.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb