Paulo Dybala është një emër që qarkullon fuqishëm në shtëpinë zikaltër, lakohej edhe më herët, por pasi argjentinasi dhe Juve vendosën të mos rinovojnë kontratën, palët janë afruar akoma më shumë. Marotta dhe Antun, drejtori i Inter dhe agjenti i lojtarit, janë takuar më shumë se një herë gjatë kësaj periudhe pasi zikaltërit e kanë seriozisht për të transferuar në Milano numrit 10 të “Zonjës së Vjetër”.

Të dy palët i kanë letrat të zbuluara në tavolinë: Inter duhet fillimisht të lirohet nga Sanchez dhe Vidal, për ti bërë vend Dybalas. Marotta nga ana tjetër nuk mund ti ofrojë më shumë se 7,5 milionë euro në vit, plus bonuse.

Inter
Inter

Palët nuk e kanë me nxitim, Antun, i cili ka marrë oferta zyrtare edhe nga Spanja po vlerëson me qetësi të gjithë opsionet, fundja nuk është më nën presion, ndërsa Dybala kërkon ti bëj një mbyllje me nder aventurës së tij në Torino.

Inter gjithashtu kërkon të qëndroj larg merkaton në këtë pikë të sezonit ku ekipi është në garë me kohë të plotë për të fituar titullin kampion. Fakt është që kontakte mes palëve ka pasur dhe do të ketë akoma më shumë kontakte në javët në vijim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: