Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi. Pas shtatë vitesh bashkëpunim me ekipin nga Torino, sulmuesi dëshiron të nisë një aventurë të re. Argjentinasi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka zgjedhur të falenderojë tifozët dhe të gjithë klubin para takimit të fundit shtëpiak.

Dybala erdhi te Zonja e Vjetër në vitin 2015, nga modestët e Palermos.

Letra:

Është e vështirë për të gjetur fjalët që t’ju përshëndes, pasi ka kaq shumë vite, kaq shumë emocione, të gjitha së bashku… Mendova se do të ishim bashkë edhe për më shumë vite, por fati na vendos në rrugë të ndryshme.

Nuk do të harrojë kurrë gjithçka që më keni bërë të përjetoj, çdo ndeshje, çdo gol. Me ju u rrita, mësova, jetova dhe ëndërrova. Kanë qenë 7 vite magjike, 12 trofe, 115 gola që askush nuk do të t’i heqë, kurrë.Faleminderit që më keni mbështetur në momente të vështira. Faleminderit atyre që kë manë shoqëruar ndër vite, nga i pari, tek i fundit, nga tifozët te njerëzit që punojnë në klub, të gjithë, trajnerë dhe shokë skuadre, punonjës dhe drejtues.

Veshja e kësaj fanelle të rëndësishme së bashku me shiritin e kapitenit ka qenë një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime, që shpresoj t’ua tregoj fëmijëve dhe nipërve një ditë,

Nesër do të jetë ndeshja ime e fundit me këtë fanellë, është e vështirë të imagjinohet, por do të jetë përshëndetja jonë e fundit. Nuk do të jetë e lehtë, por do të futem në fushë me buzëqeshje dhe kokën lart, duke e ditur që kam dhënë gjithçka për ty”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: