Paolo Dybala sheh vetëm Juventus në të ardhmen e tij, ky është një fakt të cilin ylli argjentinas e vërtetoi edhe sezonin e shkuar ku refuzoi në mënyrë të prerë një transferim tek Man.United. Nuk pranoi të përfshihet në negociata as me dy gjigandët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona duke i lëshuar një sinjal të qartë drejtueseve të “Zonjës së Vjetër”. Ndryshe nga Dybala, pozicioni i Juventusit nuk është aspak i qartë, për momentin e kanë lënë pas dorë rinovimin e kontratës me fantastin pasi janë të përqendruar ti gjejnë sa më shpejt një qendërsulmues trajnerit Pirlo.

Tuttosport
Tuttosport

Të martën në Torino zbarkoi agjenti i Dybala për të programuar një takim me drejtuesit e Juves ku sigurisht temë diskutimi do të jetë rinovimi i kontratës. Dybala kërkon një firmos një kontratë të re me Juven deri në vitin 2025 por nga ana tjetër kërkon të vlerëson si një super lojtarë, si një imazh i klubit. Dybala pranon që vetëm C.Ronaldo të ketë një pagë më të lartë se ai. Aktualisht Dybala përfiton 7 milion euro në sezon por me kontratën e re kërkon dyfishim të pagës. Kjo kërkesë e Dybala ka vendosur jo pak në siklet drejtuesit e klubit pasi është një momentin i vështirë në aspektin financiarë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: