Roma thyen 3-0 Helsinki në sfidën e dytë të fazës së grupeve në Europa League, një trepikësh që fut në lojë verdhekuqtë e Jose Mourinho-s.

Kryeqytetasit kanë krijuar varësi ndaj Paulo Dybala-s, njeri i momentit, vetëm hedhja e tij në fushë, me fillimin e pjesës së dytë zgjidhi këtë përballje, pavarësisht se ishin me një lojtar më shumë që nga minuta e 14-të.

Në topin e parë që i erdhi në këmbë, Dybala e dërgoi në rrjetë duke kaluar Romën në avantazh. Tre minuta më pas, në minutën e 49-të, Pellegrini dyfishoi rezultatin. Në të 68-tën ishte Belotti që sigloi shifrat përfundimtare në 3-0, për sulmuesin “azzurr” ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Romës.

Kjo ishte një fitore e veçantë për Jose Mourinho, fitorja e tij e 106 në Evropë, duke kapur në majë Ferguson, si trajneri më fitues në Evropë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: