Beppe Marotta, drejtori sportiv i Inter, në daljen e fundit për mediat, praktikisht i mbylli derën sulmuesit argjentinas, të paktën për momentin: “Dybala përfaqëson një okazion, por të mos harrojmë një fakt, në fazën ofensive jemi të kompletuar, kemi shumë lojtarë në dispozicion, trajneri duhet të kujdeset ti administrojë si duhet”, u shpreh Marotta në konference për shtyp.

Corriere
Corriere

Ky është një mesazh i qartë për argjentinasin, nëse dëshiron të vesh fanellën zikaltër ai dhe agjenti i tij duhet të heqin dorë nga pretendimet e larta. Dybala kërkon minimalisht 6 milionë euro pagë vjetore, shifër që Inter, Milan e Roma nuk dëshirojnë të paguajnë.

Kjo është dita e 6-të që Dybala është një lojtar i lirë, por ende nuk ka asnjë zhvillim mbi të ardhmen e tij. Real Madrid dhe Barcelona janë tërhequr kohë me parë nga ideja për ta transferuar në Spanjë ndërsa për momentin janë dy ekipe angleze që po zhvillojnë sondazhe në distancë, Man.United dhe Arsenal, por as në këtë rast nuk ka diçka konkrete.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb