Paulo Dybala është një lojtar i lirë. Sulmuesi argjentinas la Juventusin pas disa vitesh qëndrimi dhe tashmë po pret të mësojë skuadrën e tij të re. Një nga mundësitë është edhe Interi, skuadër e cila është në tratativa të avancuara me të. Trajneri i zikaltërve, Inzaghi ka preferuar të “driblojë”, duke mos preferuar shumë të japë informacione.

“Marotta tashmë është përgjigjur. Të gjithë e njohim Dybalan, ai është i cilësisë  së lartë dhe e dëshmoi këtë. Por ne supozojmë se kemi 6 sulmues në skuadër tani. Pinamonti ka një të ardhme të shkëlqyer dhe këtu është Sanchez. Nuk më duket e drejtë të flas për të tjerët” – tha ai.

Gt
Gt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: