Andrea Pirlo duhet të bëjë pa shërbimet e Paulo Dybala për tre javët e ardhshme. Në këtë përfundim ka dalë stafi mjekësorë pas ekzaminimeve që iu nënshtrua sulmuesi argjentinas. Dybala ka pësuar një dëmtim të lehtë në ligamentet e gjurit të majtë, një dëmtim që kërkon 15-20 ditë rikuperim. Pirlo duhet të bëjë llogaritë pa Dybala në formacion në të paktën dy sfidat shumë thelbësore, kundër Inter dhe Napoli. Numri dhjetë i “Zonjës së Vjetër” vijon të shqetësojë, mes mungesës së gjatë nga COVID-19 dhe dëmtimet e shumta, Dybala mbetet shumë larg emrit që përfaqëson dhe pritshmërive të klubit, një situatë delikate e cila ka bërë që dhe rinovimi i tij të mbetet pezull.

Situata është ndryshe kur bëhet fjalë për McKennie dhe Chiesa, të dy të dëmtuar gjatë sfidës së fundit kundër Sassuolo. Analizat e detajuara kanë konfirmuar tërheqje të lehte dhe gjendja e tyre do të vlerësohet ditë pas dite.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb