Nëse pozicionet e klubeve për të rinisur kampionatin po kristalizohen pak nga pak, krerët e futbollit italian vijojnë të studiojnë mënyrën më të mirë për të përfunduar Serie A dhe për të mos u përballur me dëme ekonomike më të mëdha: të caktohet fituesi kampion dhe të shmanget pasja e 22 skuadrave vitin e ardhshëm duke bllokuar rëniet nga kategoria.

Të gjitha mundësitë janë në shqyrtim, përfshirë dhe atë që parashikon dyert e mbyllura, por siç e cekëm objektiv mbetet mbyllja e sezonit dhe, sipas “Corriere Dello Sport” po mendohet edhe zhvillimi i ndeshjeve në fushë asnjanëse.

Në këtë mënyrë, skuadrat e rajoneve më të prekura nga koronavirusi mund t’i luajnë ndeshjet e tyre në zona më të sigurta të Italisë. Falë dyerve të mbyllura do të shmangej rreziku i infektimit te tifozëria dhe lojtarët e stafet do të ishin më të sigurt.

Duke menduar një rifillum të mundshëm të sezonit në fund të muajit maj, Seriea e edicionit 2019-2020 mund të mbyllej rreth mesit të korrikut. Mbetet kapitulli i Kupave të Europës, për të cilat po mendon UEFA, teksa pas pak orësh do të zhvillohet një videokoferencë me 55 federatat anëtare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb