TIRANË

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela teksa ka pyetur ministrin e Brendshëm Çuçi për çështjen e uniformave të policisë, ka ironizuar dyfshimin e rritjes së vlerës për këtë uniformë krahasuar me vitin 2013-të.

Sipas Çelës, dyfishimi i vlerës tregon se bëhet fjalë për para të madhe a thua se për këtë projekt është pajtuar ndonjë firmë e njohur mode si Gucci ose Louis Vuitton.

“Me sa jam i informuar lidhur mepër projektbuxhetin e uniformës së policisë së shtetit, është me v;lerë dikur rreth 28 milion dollarë. Në 2013 kemi pasur 14 mln dollarë, cfarë përmirësimesh iu janë bërë uniformës me këtë rritje kaq të madhe të vlerës, duke e krahasuar me vlerën e projektit të mëparshëm në 2013, vetëm në qoftë se keni marrë ndonjë firmë ose Gucci ose Louis Vuitton se me dyfish i bie big money (para e madhe)”, tha Çela në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Ai pyeti ministrin edhe për fazën në të cilën ndodhet projekti për të kuptuar se kur dhe sa punonjës policie do të kenë në dispozicion uniformën e re.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb