DURRES- ALUIZNI në qytetin e Durrësit ka shtyrë afatin për vetëdeklarimin e objekteve pa leje. Sipas burimeve nga zyrat e ALUIZNI-t në qytetin bregdetar shkak për shtyrjen është bërë numri i lartë i kërkesave nga qytetarët.

Kështu mësohet se të gjithë të interesuarit do të kenë afat deri më 2 Shkurt për të bërë vetëdeklarimin, ndërkohë që më herët ishte vendosur data 31 janar.

Po si pasojë e dyndjeve të qytetarëve, sportelet pritet të qëndrojnë të hapura edhe gjatë fundjavës.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: