ANGLI

Zyrtarët britanikë thanë sot se kanë arrestuar nëntë emigrantë në një plazh në juglindje të Anglisë, të cilët kishin kaluar kanalin e La Mansh nga Franca me një gomone. Nuk raportohet për ndonjë emigrantë të ndaluar nga Shqipëria.

Ministria e Brendshme tha se bëhet fjalë për pesë burra, një grua, dy djem dhe një vajzë. Ata u pikasën dhe u kapën nga një anije  lokale e shpëtimit në zonën bregdetare angleze të Kentit.  Pas ndalimit, autoritetet raportuan se anija në të cilën po udhëtonin nëntë emigrantët kishte një kapacitet të vogël duke vënë kështu seriozisht në rrezik jetën e tyre.

Kapen
Kapen

Ndërkohë mediat britanike raportojnë se po zhvillohen edhe operacione të tjera për të ndaluar gomone të mbushura me emigrantë, të cilët kanë po mësyjnë Mbretërinë e Bashkuar nga Franca.

Sipas të dhënave të siguruara nga autoritetet thuhet se përgjatë Krishtlindjeve rreth 43 emigrantë kanë tentuar të kalojnë në mënyrë ilegale drejt Anglisë, veprim ky i cili mund të kishte marrë shumë jetë njerëzish.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb