DURRES– Fluksi i lartë i pushuesve nga Kosova që po i drejtohen bregdetit shqiptar ka ndikuar në rëndimin e trafikut. Situata paraqitet e vështirë në qarkullimin e mjeteve që në Milot e deri në vijimësi të rrugës drejtuar qyteteve bregdetare.

Pasditen e sotme, një numër i lartë automjetesh nga Kosova e Shqipëria i janë drejtuar qytetit të Durrësit, por edhe qyteteve të tjera bregdetare në jug të vendit, duke shkaktuar trafik të rënduar në rrugë.

Në rrugën dytësore Golem-Plepa radha e automjeteve arrin në 3 km.

Ndërkaq, policia po punon për normalizimin e qarkullimit të mjeteve në këtë zonë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb